Anu Prattipati takohet me presidenten Shiroka-Pula, ambasada amerikane rithekson përkushtimin ndaj Kosovës
E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar sot me presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula. Përmes një njoftimi, Ambasada Amerikane ka ritheksuar përkushtimin për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta. “E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të…
Lajme
E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar sot me presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
Përmes një njoftimi, Ambasada Amerikane ka ritheksuar përkushtimin për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta.
“E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, zhvilloi sot takimin e saj të parë me presidenten e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula. Ambasada amerikane mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta, duke përfshirë paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe prosperitetin e ndërsjellë”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.
Sipas njoftimit, këto prioritete përfshijnë paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe prosperitetin e ndërsjellë./Lajmi.net/