Gërvalla mbështet themelimin e Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Do të jem në dispozicionin tuaj
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka shprehur mbështetjen e saj për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, si dhe për trajtimin e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje. Gjatë diskutimeve në Kuvendin e Kosovës, Gërvalla tha se është e gatshme të bashkëpunojë me…
Lajme
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka shprehur mbështetjen e saj për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, si dhe për trajtimin e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje.
Gjatë diskutimeve në Kuvendin e Kosovës, Gërvalla tha se është e gatshme të bashkëpunojë me komisionin dhe të ofrojë përgjigjet e kërkuara, me qëllim të zbardhjes së fakteve që posedon institucioni që ajo drejton, raporton lajmi.net
“Themelimi i këtij komisioni mbështetet fuqishëm nga ana ime si koordinatore dhe e zyrës të cilën e udhëheq, thjeshtë nuk dua të ketë dilemë as edhe një deputet, do të jem së bashku me institucionin që drejtoj në disponimin tuaj për të dhënë përgjigjet e kërkuara dhe për të ndihmuar në zbardhjen e të gjitha fakteve që posedoj”, tha ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla./Lajmi.net/