AGK-ja kundërshton mbylljen për media të gjykimit për vrasjen e Liridona Ademajt
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësim të thellë për vendimin e Gjykatës së Apelit për ta mbajtur të mbyllur për media seancën gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Sipas AGK-së, Gjykata e Apelit ka marrë këtë vendim pa dhënë arsye apo sqarime për mbylljen e seancës ndaj mediave, raporton lajmi.net AGK-ja…
Lajme
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësim të thellë për vendimin e Gjykatës së Apelit për ta mbajtur të mbyllur për media seancën gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Sipas AGK-së, Gjykata e Apelit ka marrë këtë vendim pa dhënë arsye apo sqarime për mbylljen e seancës ndaj mediave, raporton lajmi.net
AGK-ja e ka cilësuar vendimin si kufizim të paarsyeshëm të lirisë së medias për të raportuar mbi mënyrën se si trajtohen rastet e femicidit nga gjykatat.
Postimi i plotë:
Apeli e ka mbyllur për publikun gjykimin për vrasjen e Liridona Ademajt
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh shqetësim të thellë për mbylljen e seancës gjyqësore për media nga Gjykata e Apelit në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Gjykata e Apelit, pa dhënë arsye apo sqarim, ka vendosur që seanca gjyqësore të mbahet e mbyllur për media.
AGK-ja konsideron se ky vendim përbën kufizim të paarsyeshëm të lirisë së medias për të raportuar mbi mënyrën se si trajtohen rastet e femicidit nga gjykatat. Ky vendim censurues i Gjykatës së Apelit vjen vetëm disa ditë pas vrasjes së një gruaje tjetër, Arlinda Zekaj, rast në të cilin mediat dhe gazetarët kanë dokumentuar dështimet zinxhirore të institucioneve shtetërore për ta mbrojtur atë.
Konsiderojmë se nuk ekziston asnjë rrezik ligjor që do ta justifikonte këtë kufizim dhe se vlerësimi i Gjykatës së Apelit është i gabuar. Një vendim i tillë pamundëson informimin e publikut dhe cenon të drejtën e tij për të kuptuar se si trajtohen rastet e femicidit nga Gjykata e Apelit.
E ftojmë Gjykatën e Apelit që, në raste të tilla, të anojë nga garantimi i lirisë së medias dhe jo nga kufizimi i paarsyeshëm i së drejtës për qasje në informacion./Lajmi.net/