Vendimi i plotë i gjykatës për Albert Zekaj
Pas vrasjes mizore të Arlinda Sylaj, i dyshuari kyç në këtë rast Albert Zekaj, është arritur që të arrestohet para dy netëve. Arrestimi i tij është bërë në Deçan, nga njësitë elitare të Policisë së Kosovës. E pas arrestimit, i njëjti është dërguar në stacion policor dhe më pas para trupit gjykues. Gjykata e Pejës…
Lajme
Pas vrasjes mizore të Arlinda Sylaj, i dyshuari kyç në këtë rast Albert Zekaj, është arritur që të arrestohet para dy netëve.
Arrestimi i tij është bërë në Deçan, nga njësitë elitare të Policisë së Kosovës.
E pas arrestimit, i njëjti është dërguar në stacion policor dhe më pas para trupit gjykues.
Gjykata e Pejës dje mori vendim që ndaj Albert Sylaj të merret vendim për një muaj paraburgim, shkruan lajmi.net.
Por çka thuhet në vendimin e djeshëm të gjykatës?
“GJYKATA THEMELORE NË PEJË, DEPARTAMENTI I KRIMEVE TË RËNDA, sipas gjyqtarit të procedurës paraprake Sami Sharaxhiu, me pjesëmarrjen e Zyrtares Ligjore Florentina Zukaj, në çështjen penale kundër të pandehurit Albert Sylaj nga Deçani, për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 par.1 pika 1.3 e 1.4 e 1.8 të KPRK-së, sipas kërkesës së Prokurorit të Shtetit të Prokurorisë Themelore – Departamenti për Krime të Rënda në Pejë, PP/I nr. 188/26 të datës 28.10.2026, për caktimin e masës së paraburgimit, pas seancës dëgjimore të mbajtur në prezencën e Prokurorit të Shtetit Sahide Gashi, të pandehurit Albert Sylaj dhe mbrojtëses së tij sipas detyrës zyrtare Av. Katarina Vaksani, me datë 28.10.2026 bie këtë:
AKTVENDIM
APROVOHET kërkesa e Prokurorisë Themelore në Pejë – Departamenti i Krimeve të Rënda, nën shenjën PP/I.nr.188/2026 të datës 28.10.2026, për caktimin e masës së paraburgimit, ashtu që:
Ndaj të pandehurit, Albert Sylaj, me numër personal [I REDAKTUAR], gjinia Mashkull, i lindur në vitin 1984, në Deçan, me vendbanim në Deçan si dhe në fshatin Vitomiricë, K. Pejë, i biri i Sylejman, dhe nënës N…, i martuar, baba i tre fëmijëve, ka të kryer shkollën fillore, i gjendjes së dobët ekonomike, shqiptar, shtetas i RKS-së, gjendet në ndalim nga data 27.10.2026 ora 23:40”,thuhet në njoftim.
Tutje u tha se Sylajt i caktohet paraburgimi prej një muaji. “I CAKTOHET PARABURGIMI
Të pandehurit Albert Sylaj nga Deçani paraburgimi i caktohet në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
- Koha e paraburgimit për të pandehurin do të llogaritet nga dita e arrestimit dhe atë nga data 27.10.2026 nga ora 23:40 e deri me datë 27.11.2026.”./Lajmi.net/