Kryeziu pas vrasjes së Arlindës: Duhet të ketë dorëheqje, politikanët kanë më shumë përgjegjësi

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadriu Kryeziu, ishte i ftuar në DPT te Fidani në KlanKosova dhe foli lidhur me zhvillimet e fundit rreth vrasjes së Arlinda Zekajt. Ai tha se duhet të kishte dorëheqje dhe kjo çështje mos të bëhet kaq problem. Dorëheqja, sipas tij, është kushtetuese dhe ligjore. “Politikani ka më shumë përgjegjësi se…

Lajme

28/10/2026 19:31

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadriu Kryeziu, ishte i ftuar në DPT te Fidani në KlanKosova dhe foli lidhur me zhvillimet e fundit rreth vrasjes së Arlinda Zekajt.

Ai tha se duhet të kishte dorëheqje dhe kjo çështje mos të bëhet kaq problem.

Dorëheqja, sipas tij, është kushtetuese dhe ligjore.

“Politikani ka më shumë përgjegjësi se një qytetar. Nuk duhet me u marrë tragjike kjo për dorëheqje, instituti i dorëheqjes njihet në botë, është kategori edhe kushtetuese edhe ligjore, dorëhiqen njerëzit sepse ka mund të ketë gabime jo drejtpërdrejt. Duhet me dhanë dorëheqje, mos me bo shumë problematike, këtu te ne nuk e kemi traditë…” – tha Kryeziu, derisa potencoi se ka pasur edhe raste të mëhershme, por për të ky rast ishte rasti më makabër që ka ndodhur në Republikën e Kosovës.