Kuvendi mblidhet nesër, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër, të enjten, më 29 tetor, seancë plenare duke filluar nga ora 10:00. Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, seanca do të mbahet në sallën e Kuvendit, ndërsa deputetët do të shqyrtojnë disa pika të rendit të ditës. Fillimisht, parashihet miratimi i procesverbaleve nga seancat…
Lajme
Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër, të enjten, më 29 tetor, seancë plenare duke filluar nga ora 10:00.
Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, seanca do të mbahet në sallën e Kuvendit, ndërsa deputetët do të shqyrtojnë disa pika të rendit të ditës.
Fillimisht, parashihet miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
Në vazhdim, deputetët do të shqyrtojnë për herë të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Po ashtu, në shqyrtim të dytë do të jetë edhe Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Në fund, deputetët do të votojnë propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare. /Lajmi.net/