Aktori Russell Brand në gjykim, mohon të gjitha akuzat për përdhunim dhe sulm seksual
Aktori dhe komediani Russell Brand tha se “sot është dita për të vërtetën dhe drejtësinë”, teksa mbërriti të mërkurën në një gjykatë në Londër për t’i mohuar akuzat për përdhunim dhe sulm seksual. Brand, 51 vjeç, i shoqëruar nga bashkëshortja Laura Gallacher, u deklarua i pafajshëm për tri akuza për përdhunim, tri për sulm seksual…
ShowBiz
Aktori dhe komediani Russell Brand tha se “sot është dita për të vërtetën dhe drejtësinë”, teksa mbërriti të mërkurën në një gjykatë në Londër për t’i mohuar akuzat për përdhunim dhe sulm seksual.
Brand, 51 vjeç, i shoqëruar nga bashkëshortja Laura Gallacher, u deklarua i pafajshëm për tri akuza për përdhunim, tri për sulm seksual dhe një për tentativë të sulmit të pahijshëm.
I pyetur nga avokati i tij, Ian Winter, ai tha se akuzat kanë pasur një ndikim “shkatërrues”.
“E gjithë jeta ime është përfshirë nga këto ngjarje, këto pretendime, këto akuza”, tha Brand.
Gjatë dy javëve të gjykimit, juria ka dëgjuar dëshmitë e gjashtë grave që e akuzojnë për sjellje të pahijshme seksuale nga viti 1999 deri në vitin 2009.
Prokurorja Riel Karmy-Jones e përshkroi Brandin si “të pamëshirshëm, llogaritës dhe manipulues”, duke shtuar se, sipas prokurorisë, ai ishte “grabitqar seksual”.
Brand u bë i famshëm në fillim të viteve 2000 për shfaqjet e tij në stand-up dhe paraqitjet në televizion e radio. Ai luajti në filma të Hollivudit, përfshirë “Forgetting Sarah Marshall” dhe “Get Him to the Greek”, dhe ishte për pak kohë i martuar me këngëtaren Katy Perry.
Vitet e fundit, ai është larguar nga mediat tradicionale, është zhvendosur në Florida dhe ka krijuar një numër të madh ndjekësish në internet me video për mirëqenien, teori konspirative dhe besimin fetar.