Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në atë të Fierit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në Shqipëri ka ndryshuar institucionin ku mbahet në paraburgim kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Veliaj është transferuar nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Durrës në atë të Fierit. Vendimi për ndryshimin e institucionit të paraburgimit është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Kryebashkiaku i Tiranës do…

Lajme

28/10/2026 12:11

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në Shqipëri ka ndryshuar institucionin ku mbahet në paraburgim kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj është transferuar nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Durrës në atë të Fierit. Vendimi për ndryshimin e institucionit të paraburgimit është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Kryebashkiaku i Tiranës do të qëndrojë në IEVP Fier, pas transferimit nga institucioni në Durrës, ku mbahej më parë në paraburgim.

Deri më tani, në njoftimin e bërë publik nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me arsyet e këtij transferimi apo nëse ndryshimi i institucionit do të shoqërohet me masa të tjera.