Alarm për bombë në shkollën fillore në Leshak të Leposaviqit, evakuohen nxënësit dhe mësimdhënësit – Policia në vendngjarje
Një mesazh i dërguar në adresën elektronike të Shkollës Fillore “Stana Baçanin” në fshatin Leshak të Leposaviqit, ka përhapur alarm në këtë shkollë. Në mesazh është alarmuar për një mjet shpërthyes. Lajmin për këtë e ka konfirmuar zëvendës-drejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani. Ai ka njoftuar se nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës…
Lajme
Një mesazh i dërguar në adresën elektronike të Shkollës Fillore “Stana Baçanin” në fshatin Leshak të Leposaviqit, ka përhapur alarm në këtë shkollë.
Në mesazh është alarmuar për një mjet shpërthyes.
Lajmin për këtë e ka konfirmuar zëvendës-drejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.
Ai ka njoftuar se nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës janë evakuuar ndërsa Policia ndodhet në vendngjarje.