Dy raste të dhunës në familje në Gjakovë, një person dërgohet në mbajtje
Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Gjakovë, ku viktimat femra janë sulmuar fizikisht nga partnerët e tyre. Rasti i parë është raportuar më 25 tetor, rreth orës 11:30, kur një grua ka deklaruar se ishte kërcënuar dhe më pas sulmuar fizikisht nga personi me të cilin bashkëjetonte. Ajo ka refuzuar tretmanin mjekësor,…
Lajme
Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Gjakovë, ku viktimat femra janë sulmuar fizikisht nga partnerët e tyre.
Rasti i parë është raportuar më 25 tetor, rreth orës 11:30, kur një grua ka deklaruar se ishte kërcënuar dhe më pas sulmuar fizikisht nga personi me të cilin bashkëjetonte. Ajo ka refuzuar tretmanin mjekësor, raporton lajmi.net
I dyshuari është arrestuar më 27 tetor dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, rasti i dytë është regjistruar më 28 tetor, rreth orës 00:30. Policia ka arrestuar një burrë, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Të dy rastet janë bërë të ditura në raportin policor./Lajmi.net/