Digjet QMF-ja në Llopushnik të Dragashit
Një zjarr masiv ka përfshirë Qendrën e Mjekësisë Familjare, në fshatin Llopushnik të Dragashit. Në pamjet e publikuara nga mediat lokale shihen njësitet e zjarrfikësve duke tentuar të shuajnë zjarrin. Flakët kanë përfshirë pjesën madhore të objektit, sakaq shkas i tyre dyshohet të jetë një qark i shkurtër në sistemin e ngrohjes. Ende nuk dihet…
Lajme
Një zjarr masiv ka përfshirë Qendrën e Mjekësisë Familjare, në fshatin Llopushnik të Dragashit.
Në pamjet e publikuara nga mediat lokale shihen njësitet e zjarrfikësve duke tentuar të shuajnë zjarrin.
Flakët kanë përfshirë pjesën madhore të objektit, sakaq shkas i tyre dyshohet të jetë një qark i shkurtër në sistemin e ngrohjes.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
Lajmi.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës por të njëjtit nuk kanë kthyer ende përgjigje.