Veri i Mitrovicës: Gjenden disa mbeshtje eshtërore që dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se Sektori i Hetimeve për Persona të Zhdukur Gjatë Luftës, në koordinim me IML kanë zbatuar urdhërin për zhvarrosje. Ata kanë gjetur disa mbetje eshtërore njerëzore, që janë dërguar në IML për ekzaminim mjekësor. “Mitrovicë Veri 1998-1999 – NN. Më 27.10.2026 Sektori i Hetimeve për Persona…
Lajme
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se Sektori i Hetimeve për Persona të Zhdukur Gjatë Luftës, në koordinim me IML kanë zbatuar urdhërin për zhvarrosje.
Ata kanë gjetur disa mbetje eshtërore njerëzore, që janë dërguar në IML për ekzaminim mjekësor.
“Mitrovicë Veri 1998-1999 – NN. Më 27.10.2026 Sektori i Hetimeve për Persona të Zhdukur Gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore, kanë zbatuar urdhrin për zhvarrosje lëshuar nga gjykata, ku janë hasur disa mbetje eshtërore njerëzore, të cilat janë tërhequr dhe dërguar në IML për egazminim mjekësor”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/