Lushaku kërkon dorëheqjen e Sveçlës dhe Gërvallës: Një fëmijë pa nanë përjetë, e dikush nuk pranon të mbetet pa post!

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),k Jehona Lushaku Sadriu ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar përgjegjësi politike nga ministri i Punëve të Brendshme dhe ministrja e Drejtësisë për dështimin e institucioneve në mbrojtjen e qytetarëve. Përmes një reagimi, ajo ka shprehur dhimbjen për djalin e Arlinda Zekajt, i…

Lajme

27/10/2026 22:19

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),k Jehona Lushaku Sadriu ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar përgjegjësi politike nga ministri i Punëve të Brendshme dhe ministrja e Drejtësisë për dështimin e institucioneve në mbrojtjen e qytetarëve.

Përmes një reagimi, ajo ka shprehur dhimbjen për djalin e Arlinda Zekajt, i cili në varrim e përcolli nënën e tij për herë të fundit.

Ajo ka ngritur shqetësimin për pasojat që kjo tragjedi do të ketë në jetën e fëmijës, duke kritikuar njëkohësisht mungesën e përgjegjësisë politike nga drejtuesit e institucioneve përkatëse.

Sipas saj, marrja e besimit të qytetarëve për të udhëhequr shtetin nënkupton edhe përgjegjësi për dështimet e sistemit institucional.

“Dorëheqja është akt ndërgjegjeje. Është përgjegjësi morale përtej asaj ligjore”, ka theksuar ajo.

Në reagim, shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së ka kritikuar ministrat përkatës për mosmarrjen e përgjegjësisë politike, duke vënë në pah se, ndërsa djali i viktimës do të përballet me humbjen e nënës gjatë gjithë jetës, drejtuesit institucionalë vazhdojnë të mbajnë postet e tyre.

Ajo e ka përmbyllur reagimin me kritika ndaj pushtetit, duke kërkuar përgjegjësi për rastin e rëndë të vrasjes së Arlinda Zekajt nga kunati i saj në Pejë.