Presidentja Shiroka Pula merr pjesë në ceremoninë e Ditës Kombëtare të Austrisë, vlerëson miqësinë mes dy vendeve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sonte në ceremoninë e shënimit të Ditës Kombëtare të Republikës së Austrisë. Në fjalën e saj, Presidentja përcolli urimet më të përzemërta për Austrinë dhe qytetarët e saj, duke vlerësuar miqësinë e qëndrueshme ndërmjet dy vendeve, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë,…

Lajme

27/10/2026 20:41

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sonte në ceremoninë e shënimit të Ditës Kombëtare të Republikës së Austrisë.

Në fjalën e saj, Presidentja përcolli urimet më të përzemërta për Austrinë dhe qytetarët e saj, duke vlerësuar miqësinë e qëndrueshme ndërmjet dy vendeve, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe paqes.

Ajo theksoi kontributin e Austrisë në periudhat më të vështira të historisë së Kosovës, njohjen e hershme të pavarësisë dhe mbështetjen e vazhdueshme për shtetndërtimin, forcimin e institucioneve dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.

Presidentja vlerësoi gjithashtu kontributin e Austrisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë përmes pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it, si dhe mbështetjen për aspiratat euroatlantike të Kosovës.

Gjatë ceremonisë, Shiroka Pula shprehu mirënjohje për institucionet dhe qytetarët austriakë, duke theksuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme, përfshirë arsimin, shkencën, kulturën, teknologjinë, ekonominë dhe inovacionin.

Në përfundim, Presidentja i uroi popullit austriak paqe, mirëqenie dhe prosperitet, ndërsa Austrisë i dëshiroi suksese në kontributin për një Evropë paqësore dhe të bashkuar.