Alaudin Hamiti zbulon pamje para nisjes së Bigut: Emocione të reja na presin në një studio krejtësisht të re
Moderatori i njohur kosovar, Alaudin Hamiti ka publikuar pamje nga skenografia e vjetër e Big Brother VIP Kosova, pak ditë para nisjes së edicionit të ri, më 30 tetor. Përmes një postimi, Hamiti ka shkruar: “Bye bye skenografia e vjetër. Emocione të reja na presin në një studio krejtësisht të re”. Ky mesazh lë të…
ShowBiz
Moderatori i njohur kosovar, Alaudin Hamiti ka publikuar pamje nga skenografia e vjetër e Big Brother VIP Kosova, pak ditë para nisjes së edicionit të ri, më 30 tetor.
Përmes një postimi, Hamiti ka shkruar: “Bye bye skenografia e vjetër. Emocione të reja na presin në një studio krejtësisht të re”.
Ky mesazh lë të kuptohet se edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova do të vijë me një studio tërësisht të re, duke sjellë ndryshime në pamjen e spektaklit që pritet të nisë më 30 tetor.
Tashmë, vëmendja e publikut është përqendruar te risitë që do të sjellë ky edicion, ndërsa mbetet të shihet se si do të duket skenografia e re dhe çfarë surprizash do të rezervojë për shikuesit.