“Po i lënë fëmijët jetimë”, gruaja në Pejë i bashkohet protestës për Arlinda Zekajn: Nuk kemi më besim në drejtësi
Një grua në Pejë i është bashkuar protestës së organizuar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke shprehur shqetësimin për rastet e dhunës ndaj grave dhe mungesën e besimit në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Ajo ka thënë se rastet e tilla po lënë pasoja të rënda te familjet, veçanërisht te fëmijët, të cilët mbesin pa…
Lajme
Një grua në Pejë i është bashkuar protestës së organizuar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke shprehur shqetësimin për rastet e dhunës ndaj grave dhe mungesën e besimit në sistemin e drejtësisë në Kosovë.
Ajo ka thënë se rastet e tilla po lënë pasoja të rënda te familjet, veçanërisht te fëmijët, të cilët mbesin pa njërin prind, raporton lajmi.net
“Po i lënë fëmijët jetimë”, është shprehur ajo, duke ngritur shqetësime për mënyrën se si trajtohen rastet e dhunës në familje dhe për mbrojtjen që u ofrohet grave.
Gruaja ka deklaruar se besimi i qytetarëve në drejtësinë e Kosovës është lëkundur, duke kërkuar më shumë përgjegjësi nga institucionet përkatëse.
Protesta vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, e cila, sipas informacioneve të publikuara, kishte raportuar dhunë në familje në polici pak para se të vritej./Lajmi.net/