Dardan Krasniqi: Shoqëria ka faj të madh ndaj djalit 12-vjeçar të Arlinda Zekajt që u dërgua në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Krasniqi, ka thënë shoqëria jonë i faj ‘’ të madh një djalit 12 vjet edhe e ke dërgu në strehimore. Pyetja është në cilën strehimore, me cilët psikologë’’. ‘’Ajo që mua me trishton nuk është më ky rast,…

Lajme

27/10/2026 13:43

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Krasniqi, ka thënë shoqëria jonë i faj ‘’ të madh një djalit 12 vjet edhe e ke dërgu në strehimore. Pyetja është në cilën strehimore, me cilët psikologë’’.

‘’Ajo që mua me trishton nuk është më ky rast, jeta e shumë grave që përballen në shoqërinë tonë me këto telashe, edhe shoqëria jonë i ka braktisë. Pra këto vrasje nuk ndodhin vetëm për faj të institucioneve, ndodhin edhe për faj të vetë shoqërisë tonë, e cila jo veç grua, por asnjë qytetari në këtë vend nuk e ka më hapësirën me diskutu me familje, e tutje me shoqëri që me u reduktua ky problem. Një shoqëri e kontaminune, në krizë morale. Shoqëria jonë sot, i ka faj të madh një djalit 12 vjet edhe e ke dërgu në strehimore. Pyetja është në cilën strehimore, me cilët psikologë’’, ka thënë Krasniqi mes tjerash në T7.