Policia në Ferizaj parandalon hedhjen e një 17-vjeçareje nga nënkalimi, ajo dërgohet në Emergjencë
Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të rëndë në Ferizaj, ku një 17-vjeçare dyshohet se tentoi t’i bëjë keq vetes duke u hedhur nga një nënkalim. Rasti është raportuar sot rreth orës 10:15, në rrugën “Brahim Ademi”, ku zyrtarët policorë kanë ndërhyrë me kohë dhe kanë arritur ta largojnë të miturën nga rreziku. Pas…
Lajme
Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të rëndë në Ferizaj, ku një 17-vjeçare dyshohet se tentoi t’i bëjë keq vetes duke u hedhur nga një nënkalim.
Rasti është raportuar sot rreth orës 10:15, në rrugën “Brahim Ademi”, ku zyrtarët policorë kanë ndërhyrë me kohë dhe kanë arritur ta largojnë të miturën nga rreziku.
Pas ndërhyrjes, ajo është shoqëruar nga policia në Emergjencën e Ferizajt për të marrë ndihmë mjekësore.
Këtë rast për lajmi.net e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Ndërhyrja e shpejtë e policisë parandalon një rast të rëndë në Ferizaj. Policët reagues të stacionit policor në Ferizaj kanë parandaluar një veprim të rrezikshëm të një personi të gjinisë femërore, e moshës 17 vjeçare, e cila dyshohet se po tentonte të hidhej nga nënkalimi në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, për ti bërë keq vetes. Rasti është raportuar sot, rreth orës 10:15, ndërsa zyrtarët policorë, pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, kanë arritur ta parandalojnë veprimin dhe ta largojnë personin nga rreziku. Më pas, personi është shoqëruar nga policia në Emergjencën e Ferizajt për të marrë ndihmë mjekësore. Lidhur me rastin janë njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e mëtejshme hetimore, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit. Policia vlerëson rëndësinë e reagimit me kohë dhe bashkëpunimit për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve.”, tha ai./lajmi.net/