Haxhiu takon presidenten Siljanovska-Davkova: Kosova e përkrah përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, me të cilën ka diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, sigurinë rajonale dhe integrimin evropian. Përmes një postimi, Haxhiu ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet e mira fqinjësore, të cilat, sipas…

Lajme

27/10/2026 14:24

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, me të cilën ka diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, sigurinë rajonale dhe integrimin evropian.

Përmes një postimi, Haxhiu ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet e mira fqinjësore, të cilat, sipas saj, bazohen në respektin e ndërsjellë dhe lidhjet ndërmjet qytetarëve të të dyja vendeve, transmeton lajmi.net.

Ajo ka theksuar se Kosova e mbështet përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, duke vlerësuar njëkohësisht mbështetjen e këtij shteti për integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

“Kosova e përkrah përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian dhe e vlerëson mbështetjen e saj për integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Haxhiu.

Në takim është diskutuar gjithashtu për rëndësinë e ruajtjes së bashkëpunimit rajonal dhe forcimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve./lajmi.net/