Përplasje në Komisionin për Ekonomi për mosraportimin e Neime Binakut, opozita kërkon debat për gjendjen në Autoritetin e Konkurrencës

Mospajtimet për rendin e ditës kanë sjell përplasje mes deputetëve në Komisionin për Ekonomi. Arsye për ketë ishte vendimi i kryetares së Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku, për të mosraportuar para komisionin në mbledhjen e sotme. Mirëpo, anëtarët e komisionit nga opozita kërkonin që të diskutohet për gjendjen në këtë institucion, ndërkaq përfaqësuesit nga mazhoranca…

Lajme

27/10/2026 10:45

Mospajtimet për rendin e ditës kanë sjell përplasje mes deputetëve në Komisionin për Ekonomi. Arsye për ketë ishte vendimi i kryetares së Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku, për të mosraportuar para komisionin në mbledhjen e sotme. Mirëpo, anëtarët e komisionit nga opozita kërkonin që të diskutohet për gjendjen në këtë institucion, ndërkaq përfaqësuesit nga mazhoranca insituan që të vazhdohet me pika të tjera.

Sipas kryetarit të komisionit, Arben Mustafa, kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku, fillimisht e kishte konfirmuar pjesëmarrjen në komision, mirëpo më vonë e refuzoi një gjë të tillë.

Ai tha se gjendja në Autoritetit të Konkurrencës është e rëndë.

“Që nga muaji maj i vitit 2025 nuk ka ftuar asnjë mbledhje të komisionit pavarësisht se komisioni ka kourumin me anëtarët e zgjedhur”, tha ai.

Atij i reagoi anëtari i komisionit nga radhët e LVV-së, Taulant Kelmendi, i cili theksoi nevojën që komisioni të vazhdojë mbarëvajtjen e punës jashtë pikës për raportimit të kryetarës së Autoritetit të Konkurrencës.

Sipas tij, në bazë të emailit që Neime Binaku ka dërguar komisionit, ajo nuk ka ardhur për të raportuar për arsye objektive.

Ai tha se debati për këtë cështje duhet të zhvillohet në prezencë të Autoritetit të Konkurrencës.

Nevojën për debat për këtë cështje në mbledhjen e sotme e kërkuan edhe anëtari nga LDK, Ermal Sadiku si dhe ai nga Aleanca, Burim Ramadani.