Policia gjeti armatim të shumtë si dhe sëpatën tek shtëpia e të dyshuarve në rastin e Arlinda Zekajt

Vrasja e rëndë e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka tronditur gjithë vendin. Por Policia e Kosovës pak më parë ka njoftuar se në shtëpinë e të dyshuarve në këtë rast janë gjetur edhe armë. Në lidhje me rastin policia njoftoi se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit Albert Sylejman Sylaj është gjetur…

Lajme

27/10/2026 10:27

Vrasja e rëndë e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka tronditur gjithë vendin.

Por Policia e Kosovës pak më parë ka njoftuar se në shtëpinë e të dyshuarve në këtë rast janë gjetur edhe armë.

Në lidhje me rastin policia njoftoi se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit Albert Sylejman Sylaj është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë, disa pajisje të armës, tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë.

Policia gjithashtu tha se rasti po vazhdon të hetohet, transmeton lajmi.net.

Derisa policia deklaron se rasti po hetohet, kryesi i veprës Albert Sylaj po vazhdon të jetë i lirë.

I njëjti ende nuk është kapur nga zyrtarët policorë për t’u vënë nën pranga.

Ndryshe, Albert (Sylejman) Sylaj është i dyshuar dhe i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në vrasjen e rëndë të Arlinda Zekajt, e cila ndodhi më 25 tetor 2026 në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari, i lindur më 12 dhjetor 1984 në Deçan, kërkohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”. Ai dyshohet se është kunati i viktimës dhe, sipas raportimeve mediatike, ende ndodhet në arrati.

Kurse Prokuroria sot kërkoi caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata e Pejës për Jeton Sylaj, ish bashkëshorti i Arlinda Zekaj./Lajmi.net/