Tahiri: Vrasja e Arlinda Zekajt dëshmi e dështimit të shtetit, institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke e cilësuar rastin si dëshmi të dështimit të shtetit të Kosovës dhe të hierarkisë së tij institucionale. Tahiri ka thënë se shumë qytetarë nuk e kanë kaluar një natë të qetë pas kësaj tragjedie, ndërsa ka theksuar se institucionet përgjegjëse duhet të…

Lajme

27/10/2026 08:36

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke e cilësuar rastin si dëshmi të dështimit të shtetit të Kosovës dhe të hierarkisë së tij institucionale.

Tahiri ka thënë se shumë qytetarë nuk e kanë kaluar një natë të qetë pas kësaj tragjedie, ndërsa ka theksuar se institucionet përgjegjëse duhet të japin llogari për mosveprimet e tyre, raproton lajmi.net

Ai ka përmendur Prokurorinë, Policinë, Qendrat për Punë Sociale dhe mekanizmat e tjerë institucionalë, duke kërkuar që përgjegjësitë të adresohen kur mosveprimi i institucioneve çon drejt tragjedive të tilla.

Postimi i tij i plotë:

Besoj se shumë prej nesh nuk e kanë kaluar një natë të qetë. Edhe unë, mëngjesin e sotëm, jam zgjuar me dhimbje të madhe përballë një fenomeni që përbën plagën më të rëndë të shoqërisë sonë.

E thashë dje dhe vazhdoj të insistoj, vrasja e Arlinda Zekajt, ka të bëjë me dështim të shtetit të Kosovës dhe të hierarkisë së tij institucionale. Prokuroria, Policia, Qendrat për Punë Sociale dhe të gjithë mekanizmat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi dhe te ju kërkohet llogari kur mosveprimi i tyre na çon drejt tragjedive të tilla.

Betejën kundër dhunës në familje nuk duhet ta ndalim. Duhet të flasim, të kërkojmë përgjegjësi dhe të ecim përpara me vendosmëri./Lajmi.net/