E mitura nuk kthehet në shtëpi, nëna e raporton të zhdukur në Gjilan
Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në lagjen Dardania në Gjilan. Rasti është raportuar më 26 tetor, rreth orës 19:10, nga nëna e saj, e cila ka njoftuar se vajza nuk është kthyer në shtëpi dhe se nuk dihet vendndodhja e saj. “Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se vajza e saj e mitur,…
Lajme
Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në lagjen Dardania në Gjilan.
Rasti është raportuar më 26 tetor, rreth orës 19:10, nga nëna e saj, e cila ka njoftuar se vajza nuk është kthyer në shtëpi dhe se nuk dihet vendndodhja e saj.
“Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se vajza e saj e mitur, nuk është kthyer në shtëpi dhe se nuk dihet lokacioni i saj”, thuhet në raportin e Policisë.
Sipas raportit, rasti është duke u hetuar. /Lajmi.net/