Vr-sja në Pejë, Gërvalla: Duhet të ketë shkarkime, por unë nuk mund të shkarkoj prokurorë e gjyqtarë
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se pas vrasjes së Arlinda Zekajt duhet të ketë shkarkime të personave përgjegjës në sistemin e drejtësisë, por ka theksuar se kompetencat e saj nuk përfshijnë shkarkimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Gjatë seancës së sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, Gërvalla tha se Arlinda i ishte drejtuar…
Lajme
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se pas vrasjes së Arlinda Zekajt duhet të ketë shkarkime të personave përgjegjës në sistemin e drejtësisë, por ka theksuar se kompetencat e saj nuk përfshijnë shkarkimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Gjatë seancës së sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, Gërvalla tha se Arlinda i ishte drejtuar sistemit të drejtësisë për mbrojtje, por nuk e kishte marrë mbrojtjen që kishte kërkuar.
Ajo theksoi se në Republikën parlamentare të Kosovës, ministrja e Drejtësisë nuk ka kompetencë kushtetuese për të shkarkuar prokurorë apo gjyqtarë, pavarësisht përgjegjësive që mund të rezultojnë nga trajtimi i rastit.
“Arlinda i është drejtuar drejtësisë dhe nuk e ka marrë mbrojtjen e kërkuar. Fatkeqësisht, nuk i është drejtuar Qeverisë. Ndoshta, po t’i ishte drejtuar Qeverisë, do të kishte pasur angazhim, duke respektuar rendin kushtetues të vendit tonë. Po, duhet të ketë edhe shkarkime, por në republikën tonë parlamentare nuk është ministri i Drejtësisë ai që shkarkon as prokurorë dhe as gjyqtarë. Nuk mund të shkarkoj asnjë prokuror që e ka lënë në baltë Arlindën, pasi Kushtetuta nuk ma jep këtë kompetencë”, tha Gërvalla.