U plagos në sy gjatë protestës, Prokuroria nis hetim për rastin e Erion Vishkullit

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet kryesisht për plagosjen e 28-vjeçarit Erion Vishkulli, i cili mbeti i dëmtuar në sy gjatë protestës së zhvilluar të shtunën në kryeqytet. I riu dyshohet se u godit me plumb gome dhe është dërguar në Itali për mjekim të specializuar. Sipas njoftimit zyrtar, organi i akuzës ka regjistruar procedimin…

Lajme

26/10/2026 14:51

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet kryesisht për plagosjen e 28-vjeçarit Erion Vishkulli, i cili mbeti i dëmtuar në sy gjatë protestës së zhvilluar të shtunën në kryeqytet. I riu dyshohet se u godit me plumb gome dhe është dërguar në Itali për mjekim të specializuar.

Sipas njoftimit zyrtar, organi i akuzës ka regjistruar procedimin penal për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “kryerjes së veprimeve arbitrare”. Po ashtu po hetohet përdorimi jo proporcional i forcës nga policia.

Në kuadër të hetimeve, prokuroria ka administruar pamjet filmike të vëna në dispozicion nga Banka e Shqipërisë, si dhe kartelën mjekësore të të riut pranë Spitalit Universitar të Traumës. Gjithashtu, po kryhen veprime hetimore në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

NJOFTIMI:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë bën me dije se ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.7806, të vitit 2026, për veprat penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 250 të Kodit Penal, në lidhje me dëmtimin e shtetasit E.V. gjatë protestave të zhvilluara në kryeqytet.

Menjëherë pas ngjarjes të regjistruar më 24.10.2026, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë janë kryer veprimet e nevojshme hetimore, ndër të cilat si administrimi i pamjeve filmike të vëna në dispozicion nga Banka e Shqipërisë, marrja e kartelës mjekësore pranë Spitalit Universitar të Traumës, si dhe kryerja e veprimeve hetimore në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP).