Ermal Sadiku nuk merr pjesë në seancën për vrasjen e Arlinda Zekajt: Mos na thirrni me mbajt fjalime, veproni – Shtetin e keni në dorë

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën për vrasjen e Arlinda Zekajt që do të mbahet sot në Kuven din e Kosovës. Ai ka thënë se në këtë seancë do të miratohet rezolutë koti që pas dy ditësh e harrojnë vetë. “Seanca kemi mbajtë pothuajse pas çdo…

Lajme

26/10/2026 14:25

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën për vrasjen e Arlinda Zekajt që do të mbahet sot në Kuven din e Kosovës.

Ai ka thënë se në këtë seancë do të miratohet rezolutë koti që pas dy ditësh e harrojnë vetë.

“Seanca kemi mbajtë pothuajse pas çdo vrasjeje. Rezoluta kemi miratu me dhjetëra. E gratë vazhdojnë me u vra. Unë nuk shkoj në këtë seancë. E keni zinxhirin komandues në dorë. Shkarkoni ata që vetë i keni emëru. Kërkoni përgjegjësi. Merrni masa konkrete. Shtetin e keni në dorë. Policinë, drejtësinë, institucionet”, ka shkruar Sadiku.

Ai i ka thënë VV-së të mos thërrasin seanca për të mbajtur fjalime për viktimat por të veprojnë që të mos ketë viktima tjera.

“Mjaft me rezoluta. Mjaft me fjalë. Përgjegjësi”, ka shkruar Sadiku. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: