Fqinji i viktimës në Pejë: Kam dëgju që nuk kanë marrëdhënie të mira, Policia duhej të ndërmerrte më shumë
Arlinda Zekaj është viktima e radhës e dhunës në familje. Ajo u vra dje nga kunati i saj, shkruan lajmi.net. Lidhur me rastin, te shtëpia e viktimës po qëndron ekipi i lajmi.net. Fqinji i saj, Sali Hajdaraj ka thënë se ka dëgjuar që ajo nuk kishte marrëdhënie të mira me bashkëshortin. “Arlindën e kam pas…
Lajme
Arlinda Zekaj është viktima e radhës e dhunës në familje. Ajo u vra dje nga kunati i saj, shkruan lajmi.net.
Lidhur me rastin, te shtëpia e viktimës po qëndron ekipi i lajmi.net.
Fqinji i saj, Sali Hajdaraj ka thënë se ka dëgjuar që ajo nuk kishte marrëdhënie të mira me bashkëshortin.
“Arlindën e kam pas sikur fëmijën e mi, gati gati një sofër janë rrit. Tash dëgjova, më tregoi një vajzë e imja që është vrarë. Vetë e kam dëgju që nuk kanë marrëdhënie të mira më tej n uk di asgjë. Pak këtu Policia është dashur më shumë të ndërmarrë”, ka thënë Hajdaraj për lajmi.net. /Lajmi.net/
Video: