Nagavci: Sot seancë e jashtëzakonshme për vrasjen e Arlinda Zekajt, të enjtën e radhës

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci ka folur para mediave pas mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. Ajo në këtë konferencë, ka folur në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomericë të Pejës, për çka ka thënë se grupi parlamentar i VV-së e dënon dhe besojnë se çdo person që ka…

Lajme

26/10/2026 11:46

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci ka folur para mediave pas mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ajo në këtë konferencë, ka folur në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomericë të Pejës, për çka ka thënë se grupi parlamentar i VV-së e dënon dhe besojnë se çdo person që ka qenë përgjegjës për mos-përgjigjen ndaj kërkesës së Arlindës për drejtësi dhe siguri, duhet të jetë përgjegjës.

“Në këtë drejtim kemi ftuar seancë të jashtëzakonshme për sot në ora 16:00, ku do të propozojmë, përveç të tjerash, edhe formimin e një komisioni hetimor parlamentar që duhet të shqyrtojë dhe të hetojë në të gjitha hallkat personat përgjegjës, jo vetëm për të adresuar më të drejtë rastin tragjik, gjithësisht rastin kriminal të vrasjes së tashmë të ndjerës Arlinda Zekaj, por mbi të gjitha edhe për parandalimin e rasteve të tilla në të ngjashme. Janë raste të shumta të njëpasnjëshme që po na trondisin si shoqëri”, tha Nagavci pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Seanca e radhës e Kuvendit do të mbahet të enjten.

“Seanca e radhës u vendos që të mbahet në ditën e enjte me fillim në ora 10:00, ku përveç pikave të zakonshme që janë deklarimi, jashtë rendit të ditës, debati parlamentar, edhe pyetjet parlamentare, do të shqyrtohet në lexim të dytë edhe projektligjin për plotësim ndryshimin e ligjit të buxhetit. Dhe po ashtu do të shqyrtohet në lexim të dytë projektligji për byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë pa justifikueshme, i cili ka kaluar të gjitha procedurat në komisionet parlamentare”, tha ajo. /Lajmi.net/