“Ish-bashkëshorti refuzoi t’ia hapte derën”-“Me mirëkuptimin e vetë ankueses, largohet nga shtëpia e vëllezërve” Procesverbali i Arlinda Zekajt

Arlinda Zekaj është gruaja e cila u vra mbrëmë nga kunati i saj me mjet të fortë, sëpatë. Goditjet që mori e njëjta ishin fatale për të. Por historia e dhunës në familje ndaj kësaj gruaje kishte filluar shumë më herët dhe e njëjta sipas informacioneve të deritanishme ishte e “Detyruar” të qëndronte në shtëpi…

Lajme

26/10/2026 11:32

Arlinda Zekaj është gruaja e cila u vra mbrëmë nga kunati i saj me mjet të fortë, sëpatë.

Goditjet që mori e njëjta ishin fatale për të. Por historia e dhunës në familje ndaj kësaj gruaje kishte filluar shumë më herët dhe e njëjta sipas informacioneve të deritanishme ishte e “Detyruar” të qëndronte në shtëpi me ish-bashkëshortin me të cilin kanë edhe një fëmijë.

E rastet e dhunës në familje të cilat po i bëheshin ajo i kishte raportuar në vazhdimësi në institucionet përgjegjëse, raporton lajmi.net.

E rasti më i freskët ishte më 22 tetor.

Procesverbali i këtij rasti sqaron në detaje se si e njëjta e kishte raportuar rastin, e më pas Policia e Kosovës kishte shkuar bashkë me të në shtëpinë e përbashkët që kanë me Jeton Sylaj ish-bashkëshortin, ku dyert ishin të mbyllura dhe i njëjti refuzoi që t’i hapte ato.

Teksti pa ndërhyrje nga procedurali:

“Me daten 22.10.2026 ne Stacionin Policor ne Peje eshte pranuar nje informate se ne fsh.Vitomerice ne rrugen … eshte nje ankese e raportuar nga viktima Arlinda Sylaj Zekaj .Ankesa eshte adresuar se Brenda shtepise se saj e cila eshte prone e perbashket me ish-bashkeshortin Jeton Sylaj ka persona te pa autorizuar te cilet jane duke qendruar aty per kunder vullnetit te saj (familjar te ish-bashkeshortit) edhe po ashtu ankesa tjeter eshte vendimi I Gjykates lidhur me kujdestarin e femiut e cila nuk eshte zbatuar ne ploteni sipas viktimes .Patrulla Policore e nen stacionit Policor Vitomerice I eshte pergjigjur rastit, per shkak te rrethanave te rastit viktima Arlinda Sylaj Zekaj eshte shoqeruar per ne stacionin Policor ne Peje , po ashtu jane shoqeruar edhe Albert Sylaj ( kunati I viktimes) se bashku me vajzen e tij ne mitur…Te gjitha palet e shoqeruara ne stacionin Policor ne Peje jane intervistuar dhe ne koordinim me Prokuroren e Shtetit , Pas hetyre rrethanave nuk eshte konsumuar vepra penale ” Kanorjes ” pasi qe mbetet nga palet e evokuara te na I sijjejrojne video incizimin e kamerave te sigurise , andaj me udhezimet e Prokurorres se Shtetit ankesa eshte evidentuar me shenim zytar , ndersa sa I perket debimit te personave qe ndodhen Brenda shtepise e qe ankuesja I konsideron si te pa deshiruar dhe jane duke qendruar pa asnje te drejte Prokuroria, ka udhezuar qe ti drejtohet Gjykates me Kontest Civil”,thuhej në procedverbal të rastit, raporton lajmi.net.

Tutje u tha se Jeton Sylaj kishte deklaruar se ishte në njohur i për urdhërin për të mos iu afruar Arlinda Zekajt.

“Ne oren 21:27 ne shoqerimin e Patrulles Policore Vitomerice viktima eshte dergun ne shtepine e saj , ajo qfar patrulla ka hasur eshte se dera e jashtme e shtepise ( oborrit ) ishte e mbyllur me qeles , ne ate moment ka dal personi Jeton Sylaj , te njejtit I eshte kerkuar qe ta hap deren , I njejti u eshte pergjigjur zyrtareve Policor se eshte ne dijeni per urdherin mbrojtjes dhe aktvendimin e gjykates , por ka refuzuar te hap deren e oborrit me arsyetimin se askund ne Aktvendim nuk shkruan se nga do duhet te futet Brenda shtepise viktima Arlinda Sylaj Zekaj , andaj nuk do te hap deren e oborrit , ndersa ne shtepi une nuk do e ndaloj qe ajo te futet.

Pershkak te ketyre rrethanave te krijuara ne momentin kur eshte derguar per ne shtepi viktima Arlinda Sylaj Zeka kemi hasur ne nje pengese se pse ish-bashkeshorti i saj Jeton Sylaj kundershtonte te hapte deren e oborrit te shtepise andaj ne koordinim me Prokuroren e Shtetit , viktima eshte shoqeruar perseri ne Stacionin Policor ne Peje , po ashtu eshte shoqeruar edhe ish-bashkeshorti i saj Jeton Sylaj , si dhe eshte shoqeruar edhe nena e ish-bashkeshortit N.Sylaj”.

“Per shkak te vlersimit te situates se sigurise se Brenda shtepise se viktimes dhe ish-bashkeshortit te saj ndodhen persona te tjere qe jane familjar te Jeton Sylaj e prezenca e saj ne pranie gjithe ketyre personave , me nje situate te acaruar e ne pa mundesi te largimit te te njejteve nga shtepia , pa nje vendim te gjykates , Prokuroria e Shtetit ka analizuar te gjithe situaten, duke qene se siguria e viktimes eshte praniare andaj eshte vendosur qe e njejta sonte e mos kthehet ne ate shtepi , por te shkoj tek vellezerit e saj , te cilet po ashtu gjenden ne stacionin Policor nga se jane te shqetesuar per motren e tyre si dhe kane shpreh gadishmerin que ta marrin motren ne shtepi pa ndonje pengese , por vetem po e presin miratimin e saj .Komunikimi me viktimen eshte zhvilluar ne stacionin Policor ne Peje ne sektorin e Hetimeve , ne prezencen e hetuesve Policor si dhe zyrtareve te tjera nga njesitet reaguese “,thuhet tutje.

Por çështja bëhete dhe më serioze, kur në proceverbal theksohet se me “mirëkuptimin” e vetë Arlinda Zekajt dhe dy vëllezërve të saj, ankuesja Arlinda Zekaj “sonte me datë 22.10.2026 largohet nga shtëpai e vëllezërve në fshatin Radaç të Pejës”.

“Me mirekuptimin e vete ankueses dhe dy vellezerve te saj , ankuesja Arlinda Sylaj Zekaj sonte me daten 22.10.2026 largohet tek shtepia e vellezerve te saj ne fsh.Radaç-Peje”.

Prokurorja në këtë rast raportohet të ketë qenë, Arlinda Gacaferi. Vrasja e gruas nga Vitromirica është një shqetësim i lartë për shoqërinë kosovare, duke pas parasysh paralajmërimet që e njëjta kishte bërë në lidhej me mos-vendosjen e sigurisë dhe drejtësisë ndaj saj./Lajmi.net/