“Gjyqtari në Pejë lëshoi urdhër që ajo të jetonte me burrin, por me 2 metra distancë” Detaje nga vendimi i gjyqësorit të Pejës për rastin e Arlindës

Ish-kandidatja për deputete nga radhët e PSD-së, Natyra Kuçi ka reaguar në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitromiricë. Ajo ka zbuluar edhe detaje të reja nga ky rast si dhe një letër tjetër që Arlinda i kishte drejtuar gjyqësisë. Po ashtu e njëjta deklaroi se gjyqtari i rastit kishte lëshuar urdhër të Arlinda…

Lajme

26/10/2026 11:02

Ish-kandidatja për deputete nga radhët e PSD-së, Natyra Kuçi ka reaguar në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitromiricë.

Ajo ka zbuluar edhe detaje të reja nga ky rast si dhe një letër tjetër që Arlinda i kishte drejtuar gjyqësisë.

Po ashtu e njëjta deklaroi se gjyqtari i rastit kishte lëshuar urdhër të Arlinda të jetonte me burrin në të njëjtën shtëpi, por duke mbajtur 2 metra distancë.

Në shtëpinë ku kunati, vjehrra dhe burri ishin bashkuar për ta ndjekur atë, për ta torturuar dhe për t’ia fshehur djalin.

“”Oj Tyre, i kishin ndalë kamerat, më sulmoi kunati para policisë e ata as nuk reaguan.”

Sa i përket gjyqtarit, i cili kishte lëshuar urdhër që Linda të jetonte me burrin në të njëjtën shtëpi, por duke mbajtur 2 metra distancë. Në atë shtëpi ku kunati, vjehrra dhe burri ishin bashkuar për ta ndjekur Lindën, për ta torturuar e për t’ia fshehur djalin. Në atë shtëpi ku përditë arrestohej dikush e lirohej të nesërmen”,

Kuçi tha se Policia dhe Gjyqësori në Pejë e kanë dituar se asaj po i rrezikohej jeta.

“Edhe për këtë Linda u ankua dhe shkroi.„PAS VRASJES TIME NUK PRES TE PERGJIGJENI- POR PRES TE MOS MUND TE FLINI“!

Policia dhe gjyqësori në Pejë e kanë ditur që Lindës po i rrezikohej jeta sa herë që e kanë lënë te dyert e oborrit, sa herë që nuk ia kanë mundësuar zbatimin e vendimit të gjykatës, që ajo ta takonte djalin e saj, larg asaj shtëpie”./Lajmi.net/