“QIKA” organizon aksion sot para Qeverisë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë
Organizata “QIKA” ka njoftuar se do të mbajë sot një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, me qëllim adresimin e rastit të vrasjes së Arlinda Sylaj Zekaj. Kjo organizatë ka njoftuar se aksioni do të mbahet nga ora 13:30 dhe do përcillet edhe me një konferencë për media. Rasti i vrasjes në Vitomiricë të Pejës…
Lajme
Organizata “QIKA” ka njoftuar se do të mbajë sot një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, me qëllim adresimin e rastit të vrasjes së Arlinda Sylaj Zekaj.
Kjo organizatë ka njoftuar se aksioni do të mbahet nga ora 13:30 dhe do përcillet edhe me një konferencë për media.
Rasti i vrasjes në Vitomiricë të Pejës ka nxitur reagime të shumta në Kosovë, pasi institucionet kishin dështuar ta mbronin atë.