Nuk ka qetësi për gratë në Kosovë – Një vrasje dhe gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve
24 orësh i rëndë ka qenë ky i fundit në Kosovë. Një grua është vrarë nga kunati i saj në Pejë dhe gjashtë të tjera janë dhunuar fizikisht nga familjarë të tyre. Viktima e vrasjes në Vitomiricë të Pejës është Arlinda Zeka, ajo dyshohet se është vrarë me mjet të fortë, saktësisht sëpatë nga kunati…
Lajme
24 orësh i rëndë ka qenë ky i fundit në Kosovë.
Një grua është vrarë nga kunati i saj në Pejë dhe gjashtë të tjera janë dhunuar fizikisht nga familjarë të tyre.
Viktima e vrasjes në Vitomiricë të Pejës është Arlinda Zeka, ajo dyshohet se është vrarë me mjet të fortë, saktësisht sëpatë nga kunati i saj.
Zekaj disa orë më parë kishte raportuar dhunën në famillje dhe ish-bashkëshorti i saj ishte ndaluar nga Policia.
Policia tha se “viktima, me vullnetin e saj, është dërguar në shtëpinë e saj në fshatin Vitomiricë”.
Rreth orës 21, policia më pas ishte njoftuar se gruaja ishte gjetur pa shenja jete.Kunati i saj, i dyshuar për vrasjen, ndodhet në arrati.
Rastet e dhunës në familje kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Prishtinë, Kamenicë dhe Vushtrri.
Rastet e raportuara:
Fushë Kosovë / 25.10.2026. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar dy viktimat femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
Prishtinë / 25.10.2026 – 15:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Fushë Kosovë,25.10.2026-23:13. Është raportuar se ndaj viktimës femër kosovare e dyshuara femër kosovare kishte kryer veprën e lartcekur. Po ashtu dyshohet se e dyshuara ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovare. Lidhur me rastin palët kanë pranuar tretman mjekësor, dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit.
Kamenicë / 25.10.2026 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Kamenicë / 25.10.2026 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovare pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Vushtrri / 25.10.2026 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/