Dogana zbulon kanabis në një dërgesë postare

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve doganore në një dërgesë postare, kanë zbuluar kanabis. Gjatë kontrollit të dërgesës, përmes pajisjeve të skanimit, si dhe bazuar në dyshimet e krijuara nga zyrtari doganor, është vendosur që dërgesa t’i nënshtrohet kontrollit të detajuar fizik. “Pas hapjes dhe kontrollimit të dërgesës, janë zbuluar dhjetë cigare të…

Lajme

26/10/2026 09:18

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve doganore në një dërgesë postare, kanë zbuluar kanabis.

Gjatë kontrollit të dërgesës, përmes pajisjeve të skanimit, si dhe bazuar në dyshimet e krijuara nga zyrtari doganor, është vendosur që dërgesa t’i nënshtrohet kontrollit të detajuar fizik.

“Pas hapjes dhe kontrollimit të dërgesës, janë zbuluar dhjetë cigare të mbushura me substancë të dyshuar si kanabis, si dhe dy copë torte me përmbajtje të dyshuar të kanabis. Lidhur me rastin, Dogana e Kosovës ka njoftuar Njësinë përkatëse të Antidrogës të Policisë së Kosovës, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve të mëtejshme në përputhje me kompetencat ligjore dhe procedurat në fuqi. Dërgesa dhe përmbajtja e saj janë ndaluar për procedim të mëtejshëm institucional”, thuhet në komunikatë.

Ata kanë njoftuar se do të vazhdojnë të ndërmarrin të gjitha veprimet brenda kompetencave të tyre ligjore për parandalimin e kontrabandës dhe qarkullimit të kundërligjshëm të mallrave, duke bashkëpunuar me institucionet kompetente për trajtimin e rasteve të tilla. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: