Vjosa Osmani pas vrasjes së gruas në Vitromiricë: Përgjegjësia nuk mund të varroset bashkë me Arlindën

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me vrasjen e rëndë të Arlinda Zekajt në Vitromiricë të Pejës nga kunati i saj. Osmani deklaroi se përgjegjësia nuk mund të varroset bashkë me Arlindën. Ajo deklaroi se viktima kishte kërkuar mbrojtje, por drejtësia e la në duar të vrasësit. “Fatkeqësisht, femicidi po shndërrohet në…

Lajme

26/10/2026 09:16

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me vrasjen e rëndë të Arlinda Zekajt në Vitromiricë të Pejës nga kunati i saj.

Osmani deklaroi se përgjegjësia nuk mund të varroset bashkë me Arlindën.

Ajo deklaroi se viktima kishte kërkuar mbrojtje, por drejtësia e la në duar të vrasësit.

“Fatkeqësisht, femicidi po shndërrohet në plagë të përsëritur të Kosovës. Gratë nuk po vriten vetëm nga duart e dhunuesve. Ato po vriten edhe nga dështimi i një sistemi që ua premton mbrojtjen, por nuk ua garanton jetën”,shtoi Osmani, transmeton lajmi.net.

Ajo tha se kur një grua kërkon shpëtim nga sistemi i drejtësisë dhe përfundon e vrarë, dështimi nuk është burokratik

Postimi i plotë:

PËRGJEGJËSIA NUK MUND TË VARROSET BASHKË ME ARLINDËN

Ajo kërkoi mbrojtje. Drejtësia e la në duar të vrasësit.

Fatkeqësisht, femicidi po shndërrohet në plagë të përsëritur të Kosovës. Gratë nuk po vriten vetëm nga duart e dhunuesve. Ato po vriten edhe nga dështimi i një sistemi që ua premton mbrojtjen, por nuk ua garanton jetën.

Kur një grua kërkon shpëtim nga sistemi i drejtësisë dhe përfundon e vrarë, dështimi nuk është burokratik. Është fatal. Kunati i saj e vrau Arlindën me sëpatë, por edhe sistemi që duhej ta mbronte duhet të japë llogari. Dhe kjo përgjegjësi nuk mund të varroset bashkë me viktimën.

Zoti e ruajtë Kosovën nga tragjedi të tilla dhe asnjë familje mos e përjetoftë më dhimbjen e humbjes së një gruaje nga dhuna./Lajmi.net/