Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, voton në zgjedhjet në Serbi: Çdo votë ka rëndësi

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka njoftuar se ka votuar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke bërë thirrje që edhe qytetarët e tjerë të dalin sa më masivisht në votime. Përmes një postimi në Facebook, Pajaziti ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve, me synimin që zëri i shqiptarëve të jetë sa më i fuqishëm…

Lajme

25/10/2026 10:35

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka njoftuar se ka votuar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke bërë thirrje që edhe qytetarët e tjerë të dalin sa më masivisht në votime.

Përmes një postimi në Facebook, Pajaziti ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve, me synimin që zëri i shqiptarëve të jetë sa më i fuqishëm në Parlamentin e Serbisë.

“Sot votova, me dëshirën që zëri i shqiptarëve të jetë sa më i fuqishëm dhe të kemi sa më shumë përfaqësues shqiptarë në Parlament.

Ftoj të gjithë qytetarët që të dalin sa më masivisht dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Çdo votë ka rëndësi!”, ka shkruar Pajaziti. /Lajmi.net/