E rëndë: Policia godet protestuesin me plumb gome në sy (VIDEO)
Situatë e tensionuar po e shoqëron mbrëmjen e sotme Tiranën. Protesta e studentëve ka eskaluar në dhunë të paprecedentë, me protestues që po hedhin gurë e fishekzjarre drejt policisë, e këta të fundit po kundërpërgjigjen me plumba gome, gaz lotsjellës e ujë. News24 paraqiti pamje shqetësuese çaste më parë, ku shfaqej një protestues me fytyrë…
Lajme
Situatë e tensionuar po e shoqëron mbrëmjen e sotme Tiranën.
Protesta e studentëve ka eskaluar në dhunë të paprecedentë, me protestues që po hedhin gurë e fishekzjarre drejt policisë, e këta të fundit po kundërpërgjigjen me plumba gome, gaz lotsjellës e ujë.
News24 paraqiti pamje shqetësuese çaste më parë, ku shfaqej një protestues me fytyrë të mbuluar nga gjaku.
Ai dyshohet të jetë goditur me plumb gome në sy.
Ende nuk dihet asgjë mbi gjendjen e tij shëndetësore.