Shpërthen gypi i ujësjellësit në Drenas, uji rrezikon të depërtojë në një shtëpi
Një qytetar në Drenas po përballet me probleme pas shpërthimit të gypit të ujësjellësit në rrugën “Asllan Fazliu”. Si pasojë e rrjedhjes, uji ka vërshuar rrugën dhe ka arritur pranë shtëpisë së qytetarit me inicialet R.L., duke rrezikuar të depërtojë brenda dhe të shkaktojë dëme materiale, raporton lajmi.net Qytetari ka dërguar edhe pamje, në të…
Lajme
Një qytetar në Drenas po përballet me probleme pas shpërthimit të gypit të ujësjellësit në rrugën “Asllan Fazliu”.
Si pasojë e rrjedhjes, uji ka vërshuar rrugën dhe ka arritur pranë shtëpisë së qytetarit me inicialet R.L., duke rrezikuar të depërtojë brenda dhe të shkaktojë dëme materiale, raporton lajmi.net
Qytetari ka dërguar edhe pamje, në të cilat shihet uji i grumbulluar pranë pronës së tij.
Ai kërkon ndërhyrje urgjente nga institucionet dhe ekipet përgjegjëse për ujësjellësin, në mënyrë që problemi të zgjidhet sa më shpejt dhe të parandalohet përkeqësimi i situatës./Lajmi.net/