Pacolli gjobit me 3 mijë euro kompaninë “Ambienti” për parregullsitë në deponinë e Sferkës
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar mbi gjobitjen e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Ambienti”, lidhur me parregullsitë në deponinë e Sferkës. Sipas Pacollit, gjoba prej 3 mijë eurosh është dhënë në përkim me parregullsitë në menaxhimin e deponisë. “Gjatë inspektimit është konstatuar grumbullimi i mbeturinave pa shtresim të rregullt me dhe,…
Lajme
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar mbi gjobitjen e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Ambienti”, lidhur me parregullsitë në deponinë e Sferkës.
Sipas Pacollit, gjoba prej 3 mijë eurosh është dhënë në përkim me parregullsitë në menaxhimin e deponisë.
“Gjatë inspektimit është konstatuar grumbullimi i mbeturinave pa shtresim të rregullt me dhe, tejmbushja e lagunës për grumbullimin e ujërave të ndotura, si dhe mungesa e mirëmbajtjes dhe kontrollit të sistemit të kullimit.
Mbrojtja e mjedisit dhe e ujërave nëntokësore është obligim ligjor që duhet të zbatohet nga të gjithë, pa përjashtim” shkroi ajo.
Kujtojmë se javë më parë, e njëjta deponi u përfshi nga zjarri masiv. Shuarja e këtij zjarri mori disa ditë.