Samiti i Procesit të Berlinit, ambasada: Gjermania mbështet integrimin evropian të Kosovës, BE’ja duhet të zgjerohet
Ambasada gjermane në Kosovë, ka ndarë deklaratën e kancelarit të Gjermanisë, Friedrich Merz, pas Samitit të Procesit të Berlinit. Në postim theksohet se ‘’BE’ja duhet të zgjerohet’’, dhe se, në samitin e djeshëm, Gjermania ka rikonfirmuar mbështetjen e saj për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. ”Gjermania mbetet e përkushtuar ndaj mbështetjes së…
Lajme
Ambasada gjermane në Kosovë, ka ndarë deklaratën e kancelarit të Gjermanisë, Friedrich Merz, pas Samitit të Procesit të Berlinit.
Në postim theksohet se ‘’BE’ja duhet të zgjerohet’’, dhe se, në samitin e djeshëm, Gjermania ka rikonfirmuar mbështetjen e saj për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
”Gjermania mbetet e përkushtuar ndaj mbështetjes së palëkundur për integrimin evropian të Kosovës”, thuhet në reagim.
Postimi:
“BE-ja duhet të zgjerohet.” 🇪🇺
Kancelari federal Friedrich Merz
Në Samitin e djeshëm të Procesit të Berlinit, në Sveti Stefan 🇲🇪, Gjermania 🇩🇪 rikonfirmoi mbështetjen e saj për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. 🇦🇱🇧🇦🇽🇰🇲🇪🇲🇰🇷🇸
Gjermania mbetet e përkushtuar ndaj mbështetjes së palëkundur për integrimin evropian të Kosovës. 🇩🇪🤝🇽🇰
Bashkëpunimi rajonal po sjell tashmë përfitime konkrete për qytetarët:
↗️ Tregti më të lehtë,
↗️ Njohje të kualifikimeve profesionale,
↗️ Më shumë mundësi për të rinjtë.
Faleminderit, Mali i Zi 🇲🇪, për kryesimin e shkëlqyer dhe për programin vjetor më gjithëpërfshirës të Procesit të Berlinit deri më sot!
I urojmë gjithë të mirat Austrisë 🇦🇹 në kryesimin e ardhshëm, me fokus te të rinjtë, pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal!