Abdixhiku: Njerëzit e LDK-së e bën luftën, ofendim për Kosovën të vendosësh emrin e Çunit, Hadërgjonajt, Besian Mustafës dhe Ukë Rugovës me emrat e Listës Serbe
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u shpreh mbrëmë se njerëzit e LDK-së e kanë bërë luftën. Abdixhiku në “Rubikon”, tha se lufta e UÇK-së ishte luftë e popullit të Kosovës dhe se populli atë kohë ishte me LDK-në, transmeton lajmi.net. Ai po ashtu kritikoi protestuesit që vendosën emrat e deputetëve të LDK-së afër atyre të…
Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u shpreh mbrëmë se njerëzit e LDK-së e kanë bërë luftën.
Abdixhiku në “Rubikon”, tha se lufta e UÇK-së ishte luftë e popullit të Kosovës dhe se populli atë kohë ishte me LDK-në, transmeton lajmi.net.
Ai po ashtu kritikoi protestuesit që vendosën emrat e deputetëve të LDK-së afër atyre të Listës Serbe, kur nuk i votuan ndryshimet për Ligjin për Speciale.
“E shndërrojmë këtë trinom në betejë partiake dhe e minimizojmë ndërhyrjen ndërkombëtare, por e vërteta ndërkombëtare e përshpejtoj lirinë, e përcajtkoj lirinë, futja e trupave të NATO-s ishte akti përfundimtar i kapitullimit të Serbisë mbi Kosovën. Natyrisht pa lëvizjen paqësore të Ibrahim Rugovës, pa sakrificën e djemve dhe vajzave të UÇK-së, as ky intervenim nuk do të kishte ardhur. Mendoj që ky trinom është i ndërlidhur njëri me tjetrin, s’mund të ekzistoj, është i suksesshëm. Është suksesi më i madh i popullit shqiptar në Kosovë, në gjithë historinë tonë. Kemi realizuar lirinë, pavarësinë dhe demokracinë.”
“Ta bësh betejën e ndarjes mes LDK-së dhe UÇK-së është e padrejtë.”
“Të vendosësh emrin e komandantit Anton Çuni, gjeneralit Fadil Hadërgjonaj në listë me emrat e Listës Serbe ose për më tepër emrin e Besian Xhemajl Mustafës, Ukë Ibrahim Rugovës, besoj se është ofendim për Republikën e Kosovës.”
“Unë e them UÇK-ja është e shenjtë, lufta çlirimtare është luftë e popullit të Kosovës. LDK pa UÇK s’mund të ketë kuptim, Njerëzit e LDK-së bën luftën. Ishte luftë e popullit të Kosovës, populli i Kosovës atë kohë ishte LDK. Njerëzit e LDK-së në gjithë Kosovën mbrojtën pragun e shtëpisë dhe bën luftën. T’i thuash dikujt që LDK dhe UÇK ishin të ndara, nuk ka asnjë kuptim.”
“Në vizitën e fundit që e kam pasur te baca Rifat, ma tha shumë qartë: “Tanë jemi kanë LDK. Në emër të Zotit po më vjen marre me thanë, po me allti në shokë e kam ruajtur votën për LDK-në se u tutsha që po ma vjedhin.”, tha ai./lajmi.net/