​Rama ironizon para mediave në Procesin e Berlinit: Çfarë duhet të bëj, të këndoj?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është deklaruar shkurt para mediave para fillimit të Samitit të Procesit të Berlinit, që po mbahet në Mal të Zi. Rama para gazetarëve ka reaguar me ironi, duke pyetur nëse duhet të këndojë apo thjesht të shprehë kënaqësinë që ndodhet në Mal të Zi. Kryeministri shqiptar e cilësoi Procesin e…

Lajme

22/10/2026 11:09

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është deklaruar shkurt para mediave para fillimit të Samitit të Procesit të Berlinit, që po mbahet në Mal të Zi.

Rama para gazetarëve ka reaguar me ironi, duke pyetur nëse duhet të këndojë apo thjesht të shprehë kënaqësinë që ndodhet në Mal të Zi.

Kryeministri shqiptar e cilësoi Procesin e Berlinit si një takim të përvitshëm që mbledh liderët e rajonit për të diskutuar bashkëpunimin dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Çfarë duhet të bëj? Të këndoj apo thjesht të them se sa i lumtur jam që jam në Malin e Zi, të bukur, i cili është i vetmi vend ku mund të kesh një helikopter mbi kokë sa herë që vjen? Ndërkohë, është kënaqësi të jem sërish këtu për Procesin e Berlinit, një ritual i përvitshëm që këtë herë po zhvillohet në këtë shtet të mahnitshëm. Çfarë të them më shumë? Jam këtu dhe jam i lumtur të vazhdoj me miqtë që po më presin”, tha ai.