Falsifikoi autorizimin tek noteri dhe shiti dy pronat e xhaxhait, arrestohet e dyshuara në Shtime

Një rast i mashtrimit dhe legalizimit të përmbajtjes së rreme është raportuar në Shtime. Policia ka njoftuar se pas një pune hetimore, zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht  Sektori për Hetime Financiare, kanë arrestuar të dyshuarën femër shtetase e Maqedonisë së Veriut. E njëjta dyshohet se pasi që kishte…

Lajme

22/10/2026 09:34

Një rast i mashtrimit dhe legalizimit të përmbajtjes së rreme është raportuar në Shtime.

Policia ka njoftuar se pas një pune hetimore, zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht  Sektori për Hetime Financiare, kanë arrestuar të dyshuarën femër shtetase e Maqedonisë së Veriut.

E njëjta dyshohet se pasi që kishte falsifikuar autorizim tek një Noter në Maqedoninë e Veriut, kishte arrit që në mënyrë të kundërligjshme t’i shes dy pronat  e  xhaxhait të saj. E dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime./Lajmi.net/