Teuta Haxhiu kritikon pushtetin për protezat e invalidëve të luftës: Nuk u mbështet ndarja e 1 milion eurove

Deputetja e Aleancës Teuta Haxhiu, ka folur në Kuvend për siç tha ajo sulmet ndaj Daut Haradinajt. Ajo përmendi në fjalimin e saj bashkëshortin e kryetares së Kuvendit Albulena Haxhiun dhe ish-ministrin tani kryetarin e Mitrovicës Jugore Faton Pecin. Për këtë të fundit, Haxhiu tha se Peci njihet për skandale. “Mbahet në mend që i…

Lajme

22/10/2026 10:58

Deputetja e Aleancës Teuta Haxhiu, ka folur në Kuvend për siç tha ajo sulmet ndaj Daut Haradinajt.

Ajo përmendi në fjalimin e saj bashkëshortin e kryetares së Kuvendit Albulena Haxhiun dhe ish-ministrin tani kryetarin e Mitrovicës Jugore Faton Pecin.

Për këtë të fundit, Haxhiu tha se Peci njihet për skandale.

“Mbahet në mend që i ka ushqyer fëmijet në çerdhe me mish me afat të skaduar”, deklaroi ajo.

Tutje deputetja e Aleancës kritikoi ashpër pushtetin për mosndarjen e 1 milion eurove për protezat për invalidët e luftës.

Teuta Haxhiu paraqiti publikisht një rast të një personi i cili është sipas saj 90% invalid dhe protezat i ka siguruar me shumë mund, me ndihmën e miqve të tij.

Gjatë ditës së djeshme, Komisioni për Buxhet nuk i dha mbështetje ndarjes së 1 milion eurove për protezat e invalidëve të luftës.

Aty, pesë deputetë votuan pro, një kundër e pesë tjerë abstenuan.