Tiranë: 22 nga 58 të shoqëruarit në protestë lirohen me detyrim paraqitjeje, 271 të arrestuar në shtatë ditë
58 personat e shoqëruar nga Policia gjatë protestës në kryeqytet dalin sot para Gjykatës së Tiranës, ku do të shqyrtohet masa e sigurisë ndaj tyre. Gazetari Eni Ferhati raporoi se për 22 prej tyre gjyqtari Sokol Shehu vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitjeje duke urdhëruar lirimin e tyre të menjëhershëm, ndërsa pritet masa e sigurisë…
Lajme
58 personat e shoqëruar nga Policia gjatë protestës në kryeqytet dalin sot para Gjykatës së Tiranës, ku do të shqyrtohet masa e sigurisë ndaj tyre.
Gazetari Eni Ferhati raporoi se për 22 prej tyre gjyqtari Sokol Shehu vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitjeje duke urdhëruar lirimin e tyre të menjëhershëm, ndërsa pritet masa e sigurisë për pjesën tjetër.
Janë 271 persona të arrestuar në 7 ditë protestë, kryesisht me akuzën e shkatërrimit të pronës publike dhe kundërshtim me dhunë të policisë së shtetit./euronews