Nis sanimi i avarisë së kanalizimit në “Rrugën B”

Sot kanë filluar të intervenojnë ekipet e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit KRU “Prishtina” SH.A. për sanimin e problemit të kanalizimit në qendër të rrugës B. Për këtë problem, KosovaPress ka raportuar të dielën, ku qytetarët shprehën shqetësimin e tyre për këtë situatë. Ata thanë se në këtë vend kundërmon erë e rëndë dhe situata po…

Lajme

21/10/2026 12:16

Sot kanë filluar të intervenojnë ekipet e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit KRU “Prishtina” SH.A. për sanimin e problemit të kanalizimit në qendër të rrugës B.

Për këtë problem, KosovaPress ka raportuar të dielën, ku qytetarët shprehën shqetësimin e tyre për këtë situatë. Ata thanë se në këtë vend kundërmon erë e rëndë dhe situata po bëhet e papërballueshme dita-ditës.

Njësoj e vështirë po bëhet edhe për bizneset afër, ku po i’u vështirësohet procesi i punës.

Ndërkohë, të hënën Komuna e Prishtinës për KosovaPress ka thënë se gjatë këtyre ditëve pritet që ekipet përkatëse intervenuese të dalin në terren dhe t’i marrin masat e duhura për zgjedhjen e problemit. Mes tjerash, qytetarët potencuan se ky problem është i përsëritur prej shumë muajsh me radhë.