Dy komisione parlamentare mblidhen sot, në fokus ndryshimet buxhetore dhe plani i punës
Dy komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot mbledhjet e tyre, ku pritet të shqyrtohen çështje që lidhen me buxhetin e shtetit dhe planifikimin e aktiviteteve parlamentare për sesionin vjeshtor. Komisioni për Buxhet do të mblidhet në orën 11:00, ku në rend dite është shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e…
Lajme
Dy komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot mbledhjet e tyre, ku pritet të shqyrtohen çështje që lidhen me buxhetin e shtetit dhe planifikimin e aktiviteteve parlamentare për sesionin vjeshtor.
Komisioni për Buxhet do të mblidhet në orën 11:00, ku në rend dite është shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Ndërkaq, një orë më vonë, në orën 12:00, do të mblidhet Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.
Në këtë mbledhje, anëtarët e komisionit pritet të shqyrtojnë planin e punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026, përmes të cilit do të përcaktohen aktivitetet dhe prioritetet e komisionit për këtë periudhë.
Të dyja mbledhjet janë pjesë e aktiviteteve të rregullta të komisioneve parlamentare të Kuvendit të Kosovës./Lajmi.net/