Protestat kundër Ramës, deputeti gjerman: Kërkesat e shqiptarëve janë vlera europiane
Revolta studentore në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen edhe në Gjermani. Knut Abraham, deputet i CDU-së në Bundestagun gjerman dhe ish-këshilltar i kancelares Angela Merkel, ka reaguar për protestat në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e tij për zhvillimet dhe duke vënë në dukje kërkesat e qytetarëve shqiptarë kundër korrupsionit dhe lidhjeve mes politikës e krimit të…
Lajme
Revolta studentore në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen edhe në Gjermani. Knut Abraham, deputet i CDU-së në Bundestagun gjerman dhe ish-këshilltar i kancelares Angela Merkel, ka reaguar për protestat në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e tij për zhvillimet dhe duke vënë në dukje kërkesat e qytetarëve shqiptarë kundër korrupsionit dhe lidhjeve mes politikës e krimit të organizuar.
Përmes një reagimi në rrjetin social X, Abraham thekson se kërkesat e protestuesve pasqyrojnë vlerat europiane që Shqipëria është zotuar të mbështesë.
Deklarata e deputetit gjerman vjen në ditën e tetë të revoltës studentore, ndërsa të rinjtë vijojnë protestat duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Reagimi i plotë i Knut Abraham në X:
“I kam ndjekur protestat në Tiranë me shqetësim të thellë. Qytetarët kërkojnë fundin e korrupsionit, favoreve politike dhe lidhjeve midis krimit të organizuar dhe politikës. Këto kërkesa pasqyrojnë vlerat europiane që Shqipëria është zotuar të mbështesë”.
