Tensionet në Tiranë, të rinjtë qëllojnë me gurë drejt godinës së Ministrisë së Arsimit

Protesta para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është shoqëruar me tensione, pasi disa të rinj kanë nisur të hedhin gurë në drejtim të godinës. Sipas raportimeve, të rinjtë janë të maskuar dhe me kapuça, në përpjekje për të mos u identifikuar. Ata po marrin gurë nga trotuari dhe po i hedhin drejt ndërtesës së ministrisë,…

Lajme

20/10/2026 14:08

Protesta para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është shoqëruar me tensione, pasi disa të rinj kanë nisur të hedhin gurë në drejtim të godinës.

Sipas raportimeve, të rinjtë janë të maskuar dhe me kapuça, në përpjekje për të mos u identifikuar. Ata po marrin gurë nga trotuari dhe po i hedhin drejt ndërtesës së ministrisë, raporton topchannel, transmeton lajmi.net.

Godina ka pësuar dëmtime edhe më herët gjatë protestave. Ndonëse në katin e parë janë vendosur mbrojtëse prej hekuri, shenjat e dëmtimeve janë ende të dukshme.

Situata para Ministrisë së Arsimit vjen në kuadër të protestës që u zhvendos pas mesditës nga Kryeministria drejt këtij institucioni në kryeqytetin shqiptar. /Lajmi.net/