Dy persona shoqërohen në polici pas aktgjykimit për vrasjen e Auron Ferizit, dyshohen për kanosje
Dy persona janë shoqëruar në Stacionin Policor në Gjilan, nën dyshimin për kanosje, pas shpalljes së aktgjykimit me 25 vjet burgim ndaj Egzon Shallkit, i akuzuar për vrasjen e Auron Ferizit. Jozyrtarisht Klankosova, mëson se dy të shoqëruarit dyshohet se janë familjarë të viktimës. Lajmin për shoqërimin e tyre është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi…
Lajme
Dy persona janë shoqëruar në Stacionin Policor në Gjilan, nën dyshimin për kanosje, pas shpalljes së aktgjykimit me 25 vjet burgim ndaj Egzon Shallkit, i akuzuar për vrasjen e Auron Ferizit.
Jozyrtarisht Klankosova, mëson se dy të shoqëruarit dyshohet se janë familjarë të viktimës.
Lajmin për shoqërimin e tyre është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi rajonal i Policisë së Gjilanit, Valon Osmani.
Osmani ka bërë të ditur se më 20 tetor 2026, pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin e dyshuar të kanosjes.
“Të dyshuarit janë intervistuar në përputhje me procedurat ligjore, ndërsa, pas konsultimit dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti do të procedohet në procedurë të rregullt gjyqësore”, ka deklaruar Osmani.
Ai ka theksuar se hetimet do të vazhdojnë nga hetuesit policorë të Stacionit Policor në Gjilan, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit. /Lajmi.net/