Protestuesit zhvendosen para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, shtohet prania e policisë

Protestuesit që u mblodhën paraditen e së martës para Kryeministrisë në Tiranë janë zhvendosur pas mesditës para ambienteve të Ministrisë së Arsimit. Ndryshe nga qëndrimi para godinës së qeverisë, ku prania e policisë ishte normale, para Ministrisë së Arsimit është vërejtur një shtim i forcave të rendit, raporton euronews, transmeton lajmi.net. Policët janë pozicionuar para…

Lajme

20/10/2026 13:51

Protestuesit që u mblodhën paraditen e së martës para Kryeministrisë në Tiranë janë zhvendosur pas mesditës para ambienteve të Ministrisë së Arsimit.

Ndryshe nga qëndrimi para godinës së qeverisë, ku prania e policisë ishte normale, para Ministrisë së Arsimit është vërejtur një shtim i forcave të rendit, raporton euronews, transmeton lajmi.net.

Policët janë pozicionuar para godinës të pajisur me skafandra dhe mjete mbrojtëse, ndërsa në zonë është vendosur edhe një autobot me ujë.

Masat e shtuara të sigurisë vijnë në një kohë kur protestuesit kanë zhvendosur tubimin e tyre drejt Ministrisë së Arsimit, ndërsa situata në zonë po ndiqet nga afër.